Kurti për kërc ënimet ndaj tij: Nuk frikësohem, ata nuk e kanë pasur me mua por me Gjykatën Kushtetuese

HomePolitike

Kurti për kërc ënimet ndaj tij: Nuk frikësohem, ata nuk e kanë pasur me mua por me Gjykatën Kushtetuese

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se kërc ënimet që po iu bëhen atij nuk kanë qenë të adresuara për të por për dikë tjetër, e rrjedhimisht Gjykatës Kushtetuese, tha ai, gjatë vizitës në Trepçë.

Ai kërkoi që Kushtetuesja të lihet e qetë, ndërsa shtoi se vetë nuk ndihet i fri kësuar.

“Unë nuk frikësohem, jam në punë e detyrë përditë. Do shkoj nga këtu në Llap, do vizitoj një fabrikë të këpucëve. Për gjendjen e sigurisë nuk është se mund ta vlerësoj, janë organet kompetente dhe është siguria dhe mbrotja e kryeminsitrit që e bën këtë. Ata që më kanë kërcënuar nuk duhet ta kenë pasur me mua, e kanë pasur me dikë tjetër, me Gjykatën Kushtetuese sepse duket që presidenti është në panik që po i humb rasti. Nëse kushtetuta ngelet e heshtur për çështje të caktuara, presidenti nukmund të flas për këtë. Ata me atë kërcënim që ka ardhë në adresën e kryeministrit e kanë ditur që me mua nuk funksion, do ta kenë pasur me dikë tjetër”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0