Kurti: Nëse duam shtet, duhet ta kthejmë dijen si vlerë dhe të diturin si autoritet

HomePolitike

Kurti: Nëse duam shtet, duhet ta kthejmë dijen si vlerë dhe të diturin si autoritet

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherit lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se duhet ta rikthejmë dijen si vlerë dhe të diturin si autoritet nëse duam të kemi shtet dhe përparim.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, Kurti ka thënë se prindërit nuk lexojnë mjaftueshëm dhe bibliotekat publike nëpër komuna dhe ato private në familje janë të varfëra, shkruan GazetaLajmi.
Ai thotë se nuk jemi të vetëdijshëm sa shumë probleme janë sot pasojë direkte e arsimimit të dobët.

Ky është postimi i tij i plotë:

Prindërit nuk lexojnë mjaftueshëm. Bibliotekat publike nëpër komuna dhe ato private nëpër familje janë të varfëra. Mungon kultura dhe shprehia e leximit. Nxënësit i kalojnë mesatarisht afër shtatë orë në ditë para ekraneve të ndryshme, prej të cilave vetëm dy orë për mësim (lexim e kërkime). Shumica e nxënësve nuk arrijnë t’i kujtojnë tre librat e fundit që kanë lexuar. 2/3 e tyre e praktikojnë kopjimin e detyrave dhe referateve nga interneti. Sa më të rritur nxënësit, aq më pak lexojnë e aq më shumë kopjojnë.

Këto janë disa prej të gjeturave nga studimet që trajtojnë lexueshmërinë dhe mësimin në Kosovë. Nuk jemi të vetëdijshëm sa shumë probleme sot janë pasojë direkte e arsimimit të dobët. Nga keqqeverisja lart deri te mjerimi poshtë.

Duhet ta rikthejmë dijen si vlerë dhe të diturin si autoritet. Nëse duam të kemi shtet dhe përparim.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0