Kurti në telefon me Metën, diksutojnë për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

HomePolitike

Kurti në telefon me Metën, diksutojnë për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, sot zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta. Në njoftimin e Zyrës së k

Vjosa Osmani për shkarkimin e Veliut: S’po them ta përbinim çështjen, por ta zgjidhnim
Flet Agim Veliu: Zbulon detajet e fundit për Qeverinë “Hoti”
Reka dhe kabineti i tij në vetizolim

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, sot zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Në njoftimin e Zyrës së kryeministrit thuhet se në fillim, ata diskutuan mbi situatën me COVID-19 në Kosovë dhe Shqipëri, veprimet që dy vendet kanë marrë në parandalimin e përhapjes dhe menaxhimin e infeksioneve të shkaktuar nga virusi korona, dhe bashkëpunimin që kanë pasur gjatë ballafaqimit me pandeminë.

“Kryeministri në detyrë Kurti e njoftoi Presidentin Meta për vendimet e fundit për lehtësimin e masave dhe rihapjen graduale të ekonomisë”.

“Tutje, gjatë bisedës u diskutua për rëndësinë dhe nevojën për forcimin e marrëdhënieve bilaterale në mes dy vendeve në rrafshin tregtar dhe ekonomik, por edhe bashkëpunimin në nivel rajon dhe ndërkombëtar me qëllim përfaqësimin, promovimin dhe mbrojtjen e interesave të përbashkëta”.

“Në fund, të dy shprehën zotimin dhe gatishmërinë për të pasur komunikim të vazhdueshëm në shërbim të zhvillimit, forcimit dhe avancimit të bashkëpunimit në mes dy vendeve”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0