Kurti në Athinë paraqet qëndrimet dhe vizionin për rajonin e Ballkanit

HomePolitike

Kurti në Athinë paraqet qëndrimet dhe vizionin për rajonin e Ballkanit

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka folur për katër muajt e qeverisjes së tij në ‘Symi Symposium’, ku temë ishte “Pandemia: Bota pas COVID-19”.

Kurti përmes një postimi në Facebook thotë se ka paraqitur qëndrimet dhe vizionin për rajonin e Ballkanit perëndimor duke përshkruar e shpjeguar në veçanti përballjen katërmujore të qeverisjes sonë të mirë në disa fronte njëkohësisht, shkruan GazetaLajmi
Postimi i Kurtit:

“Pandemia: Bota pas COVID-19” ishte sivjet tema e Symi Symposium i cili u mbajt për 22-tën herë, kësaj radhe në Athinë të Greqisë. Personalitete të shquara politike, akademike e humanitare nga Evropa morën pjesë fizikisht, por edhe nga mbarë bota nëpërmjet platformës Zoom, në panele të shumta me prezantime të vlefshme e diskutime interesante.

Përgjatë kësaj jave që po e lëmë pas, aty u trajtuan shumë çështje e tema: nga qëndrueshmëria e institucioneve dhe komuniteteve në kohë krize e deri te ekonomia e gjelbër dhe inteligjenca artificiale. Unë kam paraqitur qëndrimet dhe vizionin për rajonin tonë të Ballkanit perëndimor duke përshkruar e shpjeguar në veçanti përballjen katërmujore të qeverisjes sonë të mirë në disa fronte njëkohësisht.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0