Kurti: Me qeverinë koti kriminelët dolën nga skutat

HomePolitike

Kurti: Me qeverinë koti kriminelët dolën nga skutat

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se me Qeverinë aktuale të Kosovës, të cilën e ka quajtur qeveria koti, “kriminelët kanë dalë nga skuta”.

Ai ka thënë se ndërrimi i kriminelëve ka trimëruar kriminelët dhe zhvatësit e pasurisë publike të të gjitha llojeve. Ai ka thënë se kjo është dëshmuar me bllokimin e xhirollogarive të Telekomit të Kosovës nga përmbaruesi privat shkaku i rastit të fituar në Arbitrazh nga “Dardafon.net/Z Mobile”.

Ai ka thënë se rrezikohet krizë sociale, krizë e sigurisë kombëtare dhe krizë shëndetësore, për faktin se do të gjymtohen shërbimet shëndetësore, si qasja në linjat 194. E gjithë kjo sipas tij ka ardhë në një kohë të emergjencës për shëndetin publik.

Ai po ashtu ka cekur se operatori i dytë nga madhësia në vend, IPKO, është nxjerrë në shitje. E ndër blerësit e interesuar është Telekomi i Serbisë, i maskuar në konsorciume.

“Pasojat do të jenë të rënda – ekonomike e sociale, por edhe të sigurisë. Ky është një krim i pafalshëm. Të gjithë përgjegjësitë, e dihen mirë me emër dhe mbiemër, do të përgjigjen, kur ky vend të udhëhiqet nga një qeveri e përgjegjshme dhe kur sistemi i drejtësisë të lirohet nga kapja, krimi dhe korrupsioni. Dhe, kjo ditë nuk do të vonojë”, ka shkruar kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në “Facebook”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0