Kurti: Marrëveshjen e fluturimit me Serbinë e mora të përfunduar, Kushtetuesen ta lëmë të punojë e qetë

HomePolitike

Kurti: Marrëveshjen e fluturimit me Serbinë e mora të përfunduar, Kushtetuesen ta lëmë të punojë e qetë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i shoqëruar edhe nga ministri Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku ka takuar bordin e Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, institucion ky të cilin ka thënë se është shumë i rëndësishëm për vendin.

Nga aty, Kurti tha se marrëveshjen për fluturime me Serbinë e ka marrë të finalizuar, ndërsa u shpreh se duhet ta lënë të qetë Gjykatën Kushtetuese për të marrë vendimin përfundimtar rreth dekretit të Thaçit për Hotin si mandatar për kryeministër.
Në lidhje me bashkëpunimin me Serbinë, Kurti theksoi se duhet të kihen parasysh dy gjera themelore si kushtetutshmëria dhe ligjshmëria e Republikës së Kosovës dhe rentabiliteti ekonomik.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0