Kurti kujton Demaçin: Frymëzim për një politikë që nuk shitet e nuk blihet, që nuk koritet e çnderohet, as sot e as nesër

HomePolitike

Kurti kujton Demaçin: Frymëzim për një politikë që nuk shitet e nuk blihet, që nuk koritet e çnderohet, as sot e as nesër

Ish-kryeministri, Albin Kurti ka kujtuar veprimtarin Adem Demaçi në 22 vjetorin e marrjes së detyrës së përfaqësuesit politik të UÇK-së.

Kurti tha se Demaçi, i dha emër ndërkombëtarisht UÇK-së.

Ai ka shkruar se mish e me shpirt Adem Demaçi punoi, hapi zyrën në Prishtinë pa u trembur nga okupatorët mizor, dhe nuk u ndal as në ditën më të zezë.

“Do t’i kujtoj gjithnjë si të pandarë bacën Adem dhe UÇK-në, sepse përpjekja e popullit tonë për liri, qoftë në ilegalen para luftës apo me ar më në dorë gjatë lu ftës, janë frymëzim për një politikë që nuk shitet e nuk blihet, që nuk koritet e çnderohet, as sot e as nesër. Por që punon pa u ndalur, me vetësakrifikim, për realizimin e projekteve e premtimeve, për avancimin tonë kolektiv, për drejtësinë e lirinë, zhvillimin e paqen”, ka shkruar Kurti ndër të tjera.

Postimi i plotë:

22 vite më parë Adem Demaçi mori detyrën e përfaqësuesit politik të UÇK-së.

Idealisti i moçëm, i cili kishte kaluar tre dekada në burgjet e pus htuesve të kombit të tij, u bashkua me idealistët e rinj, që kishin nisur lu ftën e arm atosur për çlirim. Ideali ishte i njëjti, ai i bashkimit të shqiptarëve, jo për të dalë mbi të tjerët, por për t’u bërë të barabartë me ta. Jo për hak marrje, por për drejtësi. Jo për inat, por për t’i hapur rrugë bashkëpunimit mes popujve fqinjë. Nuk ka paqe e zhvillim të Ballkanit nëse popujt nuk ia njohin lirinë e barazinë njëri-tjetrit.

Adem Demaçi i dha emër ndërkombëtarisht UÇK-së. Ai ishte i vlerësuar me çmimin prestigjioz evropian Sakharov, dhe ishte fytyra e gjallë politike e padrejtësive serbe ndaj shqiptarëve. Ndërsa UÇK-ja i dha Adem Demaçit substancë. Ajo ishte realizim i vonë i përpjekjes së tij të kahershme.

Me mish e me shpirt Adem Demaçi punoi, hapi zyrën në Prishtinë pa u trembur nga okupatorët mi zor, dhe nuk u ndal as në ditën më të zezë. Ai nuk trembej, se punonte me drejtësi.

Do t’i kujtoj gjithnjë si të pandarë bacën Adem dhe UÇK-në, sepse përpjekja e popullit tonë për liri, qoftë në ilegalen para lu ftës apo me ar më në dorë gjatë luf tës, janë frymëzim për një politikë që nuk shitet e nuk blihet, që nuk koritet e çnderohet, as sot e as nesër. Por që punon pa u ndalur, me vetësakrifikim, për realizimin e projekteve e premtimeve, për avancimin tonë kolektiv, për drejtësinë e lirinë, zhvillimin e paqen.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0