Kurti dje tha se k riminelët e l uftës duhet të eliminohen, reagon Selimi

HomeAktualitet

Kurti dje tha se k riminelët e l uftës duhet të eliminohen, reagon Selimi

Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka komentuar deklaratën e fundit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Bruksel. Ai ka folur për eliminimin e kr iminelëve të l uftës, pa përmendur se për cilët e ka fjalën.

Kurti nuk i përmend kr imet e lu ftës së Serbisë, por foli në përgjithësi.

Lidhur me këtë, Selimi thotë se relativizmi i kr imeve të l uftës dhe barazimi i çlirimtarëve me kr iminelët e aparaturës së Millosheviqit është revizionizëm dashakeq i historisë çlirimtare.

“Gjuetia e shtrigave, poltronizimi ndaj Serbisë dhe falsifikimi i historisë duke barazuar UÇK-në me Vuçiqin tregon se ky Kryeministër dhe aparatçikët e tij janë të përbetuar të vendosin regjim shtypës. Distancimi nga ShBA dhe afrimi me eksponentë pro-rus i jep kahje të gabueshme politikës tonë të jashtme dhe do t’i kthehemi izolimit paranoik me elemente të manipulueshme nga armiqët”, ka shkruar Selimi në Facebook.

Ndërsa, dje, kryeministri Kurti gjatë deklarimit të tij para medieve në Bruksel ka përmendur edhe tri shtyllat kryesore mbi të cilat vendet e Ballkanit e Përëndimor, përfshirë edhe Kosovën, që mund të ecin përpara drejt integrimit në BE.

Një nga këto shtylla, siç thotë Kurti, është eliminimi nga skena politike e kri minelëve të lu ftës, megjithatë ai nuk e ka specifikuar se për kë saktësisht e ka fjalën.

“Në anën tjetër, të gjitha vendet e Ballkanin Perëndimor do të mund të ecin shumë më shpejtë, nëse i përmbahen tri, le të themi, vlerave shumë të rëndësishme. E para është demokratizimi, e dyta është sundimi i ligjit, dhe e treta është ballafaqimi me të kaluarën, pra eliminohen nga skena politike e institucionale, kri minelët e lu ftës. Edhe më tej në Ballkan Perëndimor kemi edhe kr iminel të luf tës dhe k riminel të paqe të cilët dominojnë në institucione dhe parti politike, dhe kjo do të marrë fund, dhe në këtë mënyrë do të krijohen kushtet edhe për më shumë shpresë, dhe më shumë besim në të ardhmen. Demokratizimi kundër autokracisë, sundimi i ligjit kundër monopolit dhe oligarkëve dhe ballafaqimi me të kaluarën, meqenëse kemi përjetuar 4 lu ftëra në Ballkan, përgjegjësit për të cilët, dhe shumë prej fajtorëve, qoftë urdhërdhënës qoftë si ekzekutor vazhdojnë të jenë të pajisur me pushtet politik”, ka sqaruar Kurti.

Megjithkëtë, Selimi thotë se Kurti në planin e tij për ballafaqim me të kaluarën relativizon k rimet e l uftës duke barazuar agresorin me vi ktimën.

“Unë e di që Kryeministri Kurti është i njoftuar me vendimet e Nurembergut, ICTY dhe ICC dhe e dinë që në çdo lu ftë ka agresorë aparatura politiko-ushtarake e Serbisë dhe vi ktimë, në rastin tonë popullata civile shqiptare”, shkroi Selimi në Facebook.

Kosova aktualisht ka në Gjykatë Speciale krerët e Ushtrisë Çliritimtare të Kosovës të cilët po përballen me akuzat dhe pretendimet për kri me luf te. Atje janë ish-presidenti Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e Salih Mustafa./GazetaExpress/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0