Kurti dhe Pendarovski në bisedë telefonike, diskutojnë mbi marrëdhëniet bilaterale

HomePolitike

Kurti dhe Pendarovski në bisedë telefonike, diskutojnë mbi marrëdhëniet bilaterale

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Gjatë bisedës, ata diskutuan mbi marrëdhëniet bilaterale dhe fqinjësore, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

“Vëmendje e veçantë iu dha situatës së krijuar në të dy vendet pas përhapjes së pandemisë COVID-19. Kryeministri në detyrë Kurti dhe Presidenti Pendarovski i komunikuan njëri-tjetrit gjendjen me COVID-19, masat që institucionet qeverisëse të vendeve respektive kanë ndërmarrë për luftimin dhe menaxhimin e kësaj pandemie, dhe rimëkëmbjen pas saj”.

“Bashkëpunimi bilateral dhe rajonal është gjithmonë i rëndësishëm, por veçanërisht në kohë të sotme. Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për marrëdhënie bilaterale me fqinjët e saj dhe të jetë faktor kyç dhe kontribut-dhënës në regjion”, thuhet në njoftim.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0