Kurti ankohet për veprimet e Thaçit, kësaj radhe tek Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Europian

HomePolitike

Kurti ankohet për veprimet e Thaçit, kësaj radhe tek Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Europian

Letra të shumta në adresë të shteteve të ndryshme, eurodeputetëve dhe mekanizmave të pavarur që janë të thirrur për interpretimin e çështjeve kushtetuese, i ka nisur kryeministri në detyrë, Albin Kurti, që prej rrëzimit të Qeverisë me mocion mosbesimi në Kuvend.

Ato janë letra informuese dhe denoncuese për presidentin Hashim Thaçi, pas vendimit të tij që ta kapërcejë partinë fituese duke ia dhënë mandatarin Lidhjes Demokratike.

Së fundi, Kurti iu drejtua me një letër Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, ku shkruan se presidenti Thaçi, i mbështetur nga disa parti po tentojnë realizimin e një skenari antikushtetues.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 3