Kur do vijnë ekspertët zviceranë për të zbardhur rastin e Astrit Deharit

HomeAktualitet

Kur do vijnë ekspertët zviceranë për të zbardhur rastin e Astrit Deharit

Ekspertët zviceranë të cilët ishte paraparë të vijnë në Kosovë për të hetuar vdekjen e Astrit Deharit nuk kanë ardhur ende. Institucionet kosovare nuk kanë informatë se kur do të vijnë ekspertët të cilëve Prokuroria Speciale iu kërkoi ndihmë në zbardhjen e vde kjes së Deharit

Janë bërë gati katër vjet prej vde kjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, në qendrën e paraburgimit në Prizren. Rrethanat e vde kjes janë ende të pasqaruara.

Instituti i Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës kishte ardhur në përfundim se gjasat janë të vogla që Astrit Dehari të jetë vetëvr arë. Në këtë mënyrë, është rikthyer në hetim rasti “Dehari”.

Megjithatë, ekspertët zviceranë të cilët ishte paraparë të vinin në Kosovë për të hetuar vde kjen e aktivistit të VV’së, nuk kanë ardhur ende.

Kështu kanë deklaruar për Gazetën Express nga Ministria e Drejtësisë.

“Në Institutin e Mjekësisë Ligjore nuk ka ardhur askush për të hetuar rastin A. Dehari”, thuhet në përgjigjen e MD’së.

MD bën të ditur se Instituti i Mjekësisë Ligjore nuk është i informuar se kur do të vijnë ekspertët nga Zvicra.

“IML po ashtu nuk ka informacion se kur do të vijnë këta ekspertë për hetimin e përmendur”, deklaron MD.

Prokuroria Speciale e Kosovës i kishte ftuar ekspertët zviceranë për të ndihmuar në zbardhjen e vde kjes së Astrit Deharit.

Nga instituti zviceran kishin deklaruar se ardhja e tyre është shtyrë për shkak të pandemisë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0