Kur Azem Hajdari kërcënoi Hashim Thaçin: të rrehi si qenin more pis provokaror!

HomeAktualitet

Kur Azem Hajdari kërcënoi Hashim Thaçin: të rrehi si qenin more pis provokaror!

Tropoja, qyteza ku Azem Hajdari ishte deputet në vitin 1997, u kthye në skenën e përplasjes së grupeve të armatosura nga Kosova. U vranë disa nga ushtarakët e njohur të UÇK-së dhe FARK-ut.

Në fakt është folur disa herë për këtë episod, i cili në këto ditë është sjellë sërish në publik.

Bëhet fjalë për një ngjarje që ka ndodhur në fillimin e viteve 90 të shekullit të shkuar, ku protagonistë janë dy persona mjaft të njohur: Azem Hajdari, lideri i lëvizjes studentore që rrëzoi komunizmin në Shqipëri, i cili nuk jeton më dhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ngjarja ka ndodhur në sallën e kinoklubit të qytetit Studenti në Tiranë.

Hajdari, në atë kohë, drejtues i PD-së dhe deputet i partisë që qeveriste vendin, kishte organizuar një takim me disa studentë nga Kosova.

Pasi ka folur gjerë e gjatë Azemi, një djalë i ri, i veshur me këmishë me lule, i gjatë dhe i dobët ngrihet dhe i bën një pyetje Hajdarit.

Thonë se kishte ardhur për tu regjistruar si student në Fakultetin e Historisë por që nuk ka arritur ta sigurojë të drejtën e studimit, pasi kishte vëllain në këtë degë.

“A mendoni se Ibrahim Rugova është njeri i serbëve dhe bashkëpunon me ta”, pyet djali i hollë e i gjatë.

Por përgjigja e Azemit, ishte më shumë se e dhunshme.

“Kqyre ti djalë…i qofsh falë faktit që qenke nga Kosova e po më vjen marrê me lane nam me ty në Tiranë, se mos qofsha Azem Shpendi te kapi e të rrehi si qenin more pis provokaror! I qofsh falë faktit se jam Azem Shpendi prej Degës së Krasniqes, Malsia e Gjakovës, se e kisha fshi këtë sallë me ty…Nuk guxon kush me e prekë figurën e Doktor Rugovës para meje…kur të bahen 20 sekonda me këputë qafën e me hupë prejt këtu se po të zuna s’di çka bahet me ty…”.

Hashimi është larguar menjëherë nga salla dhe nuk janë parë më me Azemin, por është fakt që armiqësia mes të dyve u bë aq e fortë, sa gjatë luftës së Kosovës, Hajdari u angazhua fuqishëm për të mbështetur kundërshtarët e Hashim Thaçit në luftë, trupat e FARK-ut që i financonte Bujar Bukoshi.

E pikërisht Tropoja, qyteza ku Azem Hajdari ishte deputet në vitin 1997, u kthye në skenën e përplasjes së grupeve të ar matosura nga Kosova. U vranë disa nga ushtarakët e njohur të UÇK-së dhe FARK-ut.

Madje grupet e Tropojës u përfshinë në përplasjen mes palëve në Kosovë, ku u akuzuan pikërisht këta grupe si autorë të vr asjeve të luftëtarëve të Kosovës.

Kështu u vr anë Ilir Konushevci, një drejtues i lartë i UÇK-së dhe njëkohësisht drejtues i logjistikës, së bashku me një mjek nga Tropoja, Hazir Malaj, i cili me familjen e tij ishte vënë në shërbim të kauzës së çlirimit të Kosovës.

Nga ana tjetër, u v ra më pas edhe ministri i Mbrojtjes në qeverinë Bukoshi, Ahmet Krasniqi, për të cilin u përfolën njerëz të Haklajt, e pak më vonë u v ra edhe vetë Azemi, ku ekzekutor ishte Fatmir Haklaj, por motivi nuk u mor vesh kurrë.

Po ai incident me Hashim Thaçin, sa ka ndikuar në marrëdhënien e tij të nderë me Azemin?

Bashkëshortja e Azemit, Fatmira, ka thënë vetëm njëherë se shkaku i vra sjes së Azemit ka qenë Kosova, por as e sqaroi pse dhe si e nuk e përsëriti më kurrë…

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0