Kryetari i “Bet Israel Kosova” viziton kreun e FSK-së, flasin për bashkëpunim

HomePolitike

Kryetari i “Bet Israel Kosova” viziton kreun e FSK-së, flasin për bashkëpunim

Ruzhdi Shkodra, kryetar i Bashkësisë Hebreje “Bet Israel Kosova” me bashkëpuntorët e tij sot ka zhvilluar një takim me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Rrahman Rama.
“Temë diskutimi ishte bashkëpunimi tradicional disavejçar midis FSK-së dhe Komunitetit tonë për pastrimin e varrezave hebreje në Prishtinë,Novo Bërdë dhe në lokacionet tjera të Kosovës,ku ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmën. U dakorduam që në bibliotekën e FSK-së të vendoset një kënd i caktuar me libra që shpalosinë historinë dhe kulturën hebreje”, ka shkruar Shkodra në Facebook.
Gjithashtu Gjenerallejtënant Rama u shpreh i hapur qe mirëpret pjestarët e rinjë të komunitetit hebre të jenë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0