Kryeministri italian jep lajmin e madh: Dozat e para të vaksinës do jenë gati në fillim të këtij muaji

HomeAktualitet

Kryeministri italian jep lajmin e madh: Dozat e para të vaksinës do jenë gati në fillim të këtij muaji

Kryeministri italian Giuseppe Conte ka deklaruar se e nëse fazat përfundimtare të përgatitjes së vaksinës Oxford-IRBM Pomezia-Astrazeneca do të përfundojnë në javët e ardhshme, dozat e para do të jenë në dispozicion në fillim të dhjetorit.

“Nëse kjo nuk ndodh, për të mbajtur nën kontroll pandeminë, do të duhet të presim deri në pranverën e ardhshme për vaksinat”, tha Conte.
Shumë vende po zhvillojnë kërkime për të krijuar vaksinën kundër koronavirusit, ndërkohë që vaksina e Oksfordit shihet si më efektivja deri më tani, por ende nuk ka kaluar në fazat përfundimtare.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0