Kryeministri i reagon Vuçiqit: S’ka marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke

HomeAktualitet

Kryeministri i reagon Vuçiqit: S’ka marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti i është kundërpërgjigjur presidentit serb, Aleksandër Vuciq lidhur me deklaratat e tij se sa është ai president, Serbia nuk do ta njoh Kosovën, shkruan Gazeta Express.

Sipas Hotit nuk do të ketë as marrëveshje finale me Serbinë pa pasur njohje reciproke.

Sipas Hotit, deklaratat e presidentit serb nuk i ndihmojnë dialogut.

Postimi i plotë:

Nuk ka marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke

Kosova mbetet e përkushtuar që të gjitha çështjet e hapura me Serbinë të përmbyllen përmes dialogut, i cili po zhvillohet në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së.

Deklaratat se fqinji ynë verior nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës nuk i kontribuojnë dialogut. Dialogu ka rifilluar mbi parime të qarta për marrëveshje përfundimtare për normalizim të marrëdhënieve dhe njohje reciproke, dhe nuk do të ketë marrëveshje të pjesshme. Nëse nuk do të ketë njohje reciproke, atëherë nuk do të ketë as marrëveshje.

Kosova do të vazhdojë rrugën drejt Bashkimit Evropian.

https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3924027460991912

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0