Kryeministri Hoti kritikohet për foton që publikoi duke luajtur basketboll

HomePolitike

Kryeministri Hoti kritikohet për foton që publikoi duke luajtur basketboll

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë ditës së djeshme, në llogarinë e tij në Facebook, publikoi një fotografi ku shihet duke luajtur basketboll.

“Basket në lagje”, ka shkruar Hoti në foton ku shihet duke luajtur me disa fëmijë në lagjen “Ulpiana”.

Kjo foto vjen pikërisht në kohën kur në Kosovë po bëhet thirrje që të shmangen edhe aktivitetet sportive dhe çfarëdo grumbullimi i njerëzve që do të mund të rrezikonte shëndetin e përgjithshëm, shkruan Reporteri.

Publikimi i kësaj fotoje në kohën kur Kosova vendosi 28 masa të reja për të frenuar përhapjen e pandemisë, po konsiderohet si mesazh tejet joserioz nga ana e kryeministrit të vendit.

Reagime të shumta ka pasur në rrjetet sociale, ku thuhet se me këtë veprim, kryeministri Hoti në njëfarë mënyre po u bën thirrje të rinjve dhe në përgjithësi qytetarëve që të dalin, të grumbullohen dhe të zhvillojnë aktivitete sportive.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës, gjatë ditës së djeshme ka miratuar masa të reja kundër përhapjes së Coronavirusit, gjersa numri i rasteve vazhdon të jetë alarmant.

Në Kosovë aktualisht janë mbi 3 mijë raste aktive me Coronavirus.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0