Kryeministër Hoti, ‘ja cfarë i dhe Serbisë në marrëveshjen e Shtëpisë së Bardhë'(FOTO)

HomeAktualitet

Kryeministër Hoti, ‘ja cfarë i dhe Serbisë në marrëveshjen e Shtëpisë së Bardhë'(FOTO)

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon ta kritikojë kryeministrin Avdullah Hoti për nënshkrimin e marrëveshjes në Uashington.

VV përmes një postimi në Facebook thotë se Hoti, siç e quan kryeministër i paligjshëm e jo legjitim tha se po shkonte në Washington për njohje reciproke, por u kthye me shumë dëme për Republikën e pa njohjen e saj.

Postimi i VV-së në Facebook:

Kryeministri i paligjshmën e jolegjitim tha se po shkonte në Washington për njohje reciproke, por u kthye me shumë dëme për Republikën e pa njohjen e saj.
Pra, shkuan për njohjen, ndërkaq u pajtuan që të mos angazhohen për e anëtarësim në organizata ndërkombëtare për një vit.

Shkuan për njohje, ndërkaq u pajtuan për ndarjen e Liqenit të Ujmanit.

Shkuan për njohje, ndërkaq u pajtuan për realizimin e idesë dhe qëllimeve të Serbisë për mini-schengen.

Shkuan për njohje, ndërkaq u pajtuan t’i mundësojnë Serbisë qasje në detin Adriatik.

Shkuan për njohje, ndërkaq me kërkesë të Serbisë e larguan emërtimin “Republikë”.

Shkuan për njohje, ndërkaq sollën dëm, turp e rrezik.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0