Kriza e Coronavirusit, Kosova planifikon të blejë 1 mijë e 500 qese për të vd ekurit

HomeAktualitet

Kriza e Coronavirusit, Kosova planifikon të blejë 1 mijë e 500 qese për të vd ekurit

Ministria e Shëndetësisë përmes një tenderi emergjent për ‘furnizim me materliale shpenzuese për Coronavirus’ kishte planifikuar të blinte edhe 1 mijë e 462 copë qese për ku foma.

Njëri nga 18 lotet e këtij tenderi ishte për blerjen e qeseve për kufoma në vlerë prej 43,860 euro. Për këtë lot, Ministria e Shëndetësisë nuk ka pasur asnjë ofertues andaj dhe ka anuluar këtë lot.

Përmes zyrës për informim, Ministria e Shëndetësisë ka thënë që kjo sasi e blerjes është paraparë që të shërbejë për çfarëdo situate që mund të ndodhë këtë vit dhe vitet e ardhshme.

Ndërsa për varr osjen e personave që vde sin nga COVID-19, Ministria e Shëndetësisë thotë se ka protokoll të veçantë i cili bazohet në rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve ka nxjerrë një dokument i cili synon të mbështesë aktivitetet e planifikimit dhe përgatitjes së shëndetit publik për trajtimin e sigurt të trupave të personave të vdekur me COVID-19 të dyshuar ose të konfirmuar: në vendin e vde
kjes, gjatë transportit, ruajtjes dhe përgatitjes para varrosjes dhe gjatë varrosjes.

Sipas ECDC, përfaqësuesit fetare dhe të afërmit mund të shkojnë në vendin e vdekjes dhe të jetë të përgatitur me dorëza, maska dhe veshje trupore me mëngë të gjata dhe rezitent ndaj ujit.

Në përgjigjen e ministrisë së Shëndetësisë thuhet se procedurat e varrimit të personave të cilët vdesin nga COVID 19 në Kosovë, bazohen në nenet: 3.2, 3.3, 5.1, 9.1 pika H i 14, Ligji për Inspektoratin Sanitar të Kosovës (2003/22) Ligji për Parandalimin dhe luftimin  sëmundjeve ngjitëse nr. 02/L-109, neni 35. Pika 35.2 dhe në bazë të Urdhëresës për kushtet dhe mënyrën e bartjës së personave të vdekur (GZ Nr.17/1977).

Sipas këtyre dokumenteve, Inspektorati Sanitar i Kosovës lejon kompaninë e autorizuar të bëjë bartjen e kufomës deri në varrezat në pajtim me legjislacionin në fuqi.

“Personi i vdekur nga COVID 19, duhet të futet në qese speciale të mbyllur hermetikisht, pastaj kufoma të vendoset në arkivol druri, arkivoli i drurit në arkivol metali i cili duhet të jetë i mbyllur hermetikisht”, thuhet në përgjigjen e ministrisë së Shëndetësisë.

Tutje MSH thotë se pas secilit hap të procedurës është e obliguar të kryhet  masa sanitare: Dezinfektimit të vendit, arkivolit dhe automjetit nga ana e punëtorëve të autorizuar.

Gjithashtu, punëtorët të cilët punojnë në transport duhet të kenë rroba mbrojtëse për punë siç janë: çizme gome, dorëza, maska, mantel bezi dhe polivinil si dhe që punëtorët nuk guxojnë të kenë lëndime dhe dëmtime në duar. Pas punës së kryer uniformat e punës dhe mjetet e punës të dezinfektohen dhe të asgjësohen.

Bazuar në dispozitat ligjore lejohet transporti dhe bartjen e kufomës në vendvarrim me kusht që bartja e të bëhet konformë dispozitave ligjore dhe në prani të Policisë Kosovës.

Edhe Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar se do të ketë procedurë të veçantë për varrosjen e të vdekurve nga Coronvirusi.

“Në rastin e vd ekjes së personit si pasojë e infektimit me koronavirus (konfirmuar nga IKSHPK-ja), nëse kuf oma përgatitet, pastrohet dhe mbyllet hermetikisht në morgun e QKUK-së, atëherë ndalohet hapja e arkivolit dhe xhe nazja do të varroset pa u pastruar nga autoriteti fetar, ndërsa Namazi i xhenazes do t’i falet pas va rrosjes, duke respektuar distancën e duhur sociale në raport Imam-Xhemat”, thuhet në një vendim të Bashkësisë Islame.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0