Kreu i Veteranëve pretendon se e zbuloi kush e financon ish-këshilltarin e Kurtit

HomeAktualitet

Kreu i Veteranëve pretendon se e zbuloi kush e financon ish-këshilltarin e Kurtit

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i ka reaguar Shkëlzen Gashit, këshilltarit tashmë të shkarkuar të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se është strukturë e organizuar dhe e financuar nga serbët.

“Shkëlzen Gashi është vazhdimësi e një strukture mirë të organizuar dhe mirë të financuar nga serbët, ruset e shtetet pro ruse e serbe”, ka shkruar Gucati.

Gucati ka thënë se aktakuza e ngritur pa gjyq nga Shkëlzen Gashi, linçimi dhe ekzekutimi i UÇK-së, më shpifje dhe insinuata përkon më elaboratet e Akademisë së Serbisë, më planprogramet e tyre të cilat ndër pikat kyqe kanë vrasjen, kompromitimin dhe eliminimin e kundërshtarëve, strukturave të pa bindura, dhe të gjithë atyre që e kundërshtojnë Serbinë me armë apo me propagandë.

Gucati në emrin e tij dhe të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së të cilën e drejton i bëj thirrje organeve të drejtësisë të merren urgjentisht më rastin e Shkëlzen Gashit i cili e ka akuzuar strukturën e UÇK-së për më shumë se 1000 vrasje.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0