Krasniqi tregon gatishmërinë për valën e dytë të pandemisë COVID-19

HomeAktualitet

Krasniqi tregon gatishmërinë për valën e dytë të pandemisë COVID-19

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka thënë se janë duke bërë përgatitje në rast se do të ketë valë tjetër të pandemisë COVID-19 gjatë kohës së vjeshtës dhe dimrit.

Krasniqi ka theksuar se ndër të tjerash janë fokusuar, në shtimin e kapaciteteve shtesë me shtretër si dhe në drejtim të rritjes së kapaciteteve me profesionistët.

Këto deklarata ai i bëri gjatë një vizite në Shtëpinë e të Moshuarve që bënë sot bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, në Ditën Botërore të Zemrës.

“Ne duke pasur këto paqartësi për sa i përket ecurisë së mëtejme të pandemisë jemi duke i bërë përgatitjet që në rast se kemi një valë tjetër gjatë kohës së vjeshtës dhe dimrit të jemi të përgatitur sa më mirë.

Jemi duke punuar në tri drejtime në shtimin e kapaciteteve shtesë me shtretër, në drejtim të rritjes së kapaciteteve njerëzore pra profesionistët, në të njëjtën kohë jemi duke pritur edhe miratimin e rregullores nga Qeveria bazuar në ligjin e ri për zyrtarë publik, që SHSKUK të punësoj specialistë të pa punë. I gjithë ky kontingjent po përgatitët që në rast që kemi pandemi të kemi numër të madh të stafit shëndetësor”, ka thënë Krasniqi.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0