Krasniqi takohet me ambasadorin Rohde dhe drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në MJ-në e Gjermanisë, Schütz

HomeAktualitet

Krasniqi takohet me ambasadorin Rohde dhe drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në MJ-në e Gjermanisë, Schütz





Kryetari i ri i PDK-së ka vazhduar me takimet e radhës.Sot ka bashkëbiseduar me Drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Susanne Schütz, dhe me Ambasadorin Jörg Rohde.

Krasniqi, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, deklaroi se pika kyçe e bisedës ishte nevoja e një perspektive të qartë euroatlantike për Kosovën.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Me Drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Susanne Schütz, dhe me Ambasadorin Jörg Rohde, folëm sot për nevojën e një perspektive të qartë euroatlantike për Kosovën, dhe u pajtuam se për këtë duhet një përpjekje e shtuar nga të gjithë.
Gjermania është mbështetëse për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe ne i jemi mirënjohës. Por, BE sa më parë duhet ta përmbushë premtimin karshi qytetarëve tanë. Kosova beson në vlerat evropiane dhe integrimi në BE është alternativa jonë e vetme. Ne jemi të lumtur dhe krenarë që në rrugën tonë të shtetformimit, zhvillimit dhe integrimit kemi një aleat të rëndësishëm si Gjermania.





COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0