Krasniqi: LVV nuk do rrëzimin e Qeverisë, por spo din ca flet tjetër

HomeAktualitet

Krasniqi: LVV nuk do rrëzimin e Qeverisë, por spo din ca flet tjetër

Krasniqi: LVV nuk do rrëzimin e qeverisë, por kanë mbetur pa tema Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi ka folur pë
Krasniqi: LVV nuk do rrëzimin e qeverisë, por kanë mbetur pa tema

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi ka folur për qëndrimin e kësaj partie në raport me rrëzimin e Qeverisë Hoti.
Krasniqi në “Debat Plus” ka thënë se kjo parti nuk ka më asnjë lidhje me Hashim Thaçin që nga koha kur ky i fundit është bërë president.
Ai ka thënë se deklaratat e deputetëve të VV-së në adresë të Presidentit për të ushtruar ndikim te PDK-ja nuk janë serioze.

“Vetëvendosje si parti janë jo seriozë e lëre më deputetët e saj. LVV nuk e ka seriozisht rrëzimin e Qeverisë Hoti por ata kanë mbetur pa tema. Njerëzit i kanë shpallur zyrtarisht antiamerikanë. Neve na kanë akuzuar se po i shpallim anti amerikanë për luftë politike. Por tash kur të shpall antiamerikan këshilltari i Presidentit Trump nuk e di kush ja vë vulën kësaj teme. Këta nuk e kanë ndërmend ta rrëzojnë qeverinë”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Deputeti i PDK-së thotë se LVV nuk ka dhënë nënshkrimet as për të thirrur në interpelancë Avdullah Hotin për takimin në Uashington.
Krasniqi thotë se derisa asnjë deputet që ka votuar qeverinë nuk ka dalë nga koalicioni qeveritarë, nuk mund të iniciohet mocioni ndaj Hotit.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së thotë se qeveria Kurti ka qenë shumë më e keqe se kjo e Hotit

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0