Krasniqi: Kosova u bë me vetëm një institucion drejtues

HomeAktualitet

Krasniqi: Kosova u bë me vetëm një institucion drejtues

Pas shpalljes së Vjosa Osmanit si Presidente e Republikës së Kosovës ka reaguar anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi.

Sipas tij, që nga ky moment veç një parti do ta kontrollojë gjithë shtetin, duke aluduar se Vjosa Osmani e Albin Kurti i takojnë po të njëjtës parti, pavarësisht asaj se në fakt këta dy të fundit kanë garuar në të njëjtën listë zgjedhore por me parti të ndryshme.
Ky është shkrimi i tij i plotë që e ka publikuar në “Facebook”:

Kosova u bë me vetëm një institucion drejtues: partinë shtet. S’ka më ndarje të pushteteve dhe as institucione të ndara. Ka veç një parti që e kontrollon krejt shtetin.
Por kjo parti sdo ta kontrollojë kurrë rezistencën. Rezistenca tashmë është ngjizur dhe veç sa do të rritet!

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0