KQZ: Do të veprojmë në përputhje me vendimin e Gjykatës Supreme

HomePolitike

KQZ: Do të veprojmë në përputhje me vendimin e Gjykatës Supreme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka thënë se do të veprojë në përputhje me vendimin e Gjykatës Supreme rreth ankesave të partive politike pas moscertifikimit të listave zgjedhore.

Këtë për klankosova.tv e bëri të ditur Valmir Elezi, zëdhënës për media në KQZ.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të lexojë me vëmendje të gjitha vendimet e Gjykatës Supreme dhe ashtu siç e kemi bërë të ditur qysh në fillim të fazës ankimore: Do të veprojmë në përputhje me vendimin e Gjykatës Supreme”.

“KQZ, besoj se do të mblidhet gjatë ditës së nesërme për të proceduar konform vendimeve të Gjykatës Supreme dhe për këtë do t’iu njoftojmë me kohë”, ka thënë Elezi.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0