Kosova vihet në “rreth të kuq” nga ky shtet i ballkanit

HomeAktualitet

Kosova vihet në “rreth të kuq” nga ky shtet i ballkanit

Italia ka shtuar masat për të parandaluar një valë të dytë nga Covid-19. Shteti ynë fqinj, një nga më të goditurit në botë nga virusi vdekjeprurës, ka vendosur të ndalojë hyrjen e personave nga 3 shtete ballkanike.

Bëhet fjalë për Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën. Ministri i shëndetësisë italiane, Speranza, në një postim në rrjetet sociale konfirmon: “Kam firmosur urdhërin që shton Serbinë, Kosovën e Malin e Zi në listën e shteteve me rrezik të lartë”.

“Kush ka qenë në këto 3 shtete në 14 ditët e fundit nuk do të lejohet të hyjë në Itali, qoftë edhe si tranzit. Në botë epidemia është në fazën e saj më të fortë, ndaj duhet kujdes maksimal për të mbrojtur progreset e bëra deri më tani”, tha ministri italian.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0