Kosova pa qeveri, qytetarët në ‘karantinë të përhershme’

HomePolitike

Kosova pa qeveri, qytetarët në ‘karantinë të përhershme’

Kosova aktualisht ka një qeveri në detyrë dhe institucione që nuk kanë shumë legjitimitet. Kjo nuk është hera e parë që Kosova po qeveriset për javë të tëra me një qeveri e të tillë, e që situatë e njëjtë do të vazhdoj edhe për disa javë. Të gjitha qeveritë e fundit nuk po arrijnë të përfundojnë mandatin e tyre, e më pas koha deri në krijimin e institucioneve të reja po stërzgjatet. Kështu vendi po hynë në një krizë politike.

E ndodhur në një situatë të tillë, Kosova po ngel prapa në shumë procese të rëndësishme. Njëra ndër to që po i brengos qytetarët e Kosovës, është liberalizimin i vizave. Ky proces është premtim i thuajse secilës qeveri, mirëpo sado që ato po ndërrohen Kosova po mbetet në të njëjtin vend, e izoluar.
Bytyçi: Kriza politike mund të shërbejë si nxitje për Brukselin që të liberalizohen vizat

Megjithatë, profesori universitar, Enver Bytyҫi në një prononcim për “Bota sot” thotë se një situatë e tillë politike mund të dëmtoj stabilitetin politik të Kosovës, por nuk mund të pengoj edhe liberalizimin e vizave. Madje sipas tij, një krizë e tillë mund të shërbejë si nxitje për Brukselin që të marr një vendim të shpejtë për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës.
Ndryshimi i qeverive e dëmtojnë stabilitetin politik të Kosovës, si dhe procese të tjera të integrimeve të vendit, por nuk mendoj se domosdoshmërish e dëmtojnë procesin e liberalizimit të vizave. Përkundrazi, konflikti politik në shtetin më të ri të Europës ka në sfond edhe një përplasje tjetër, asaj midis Bashkimit Evropian dhe aktorëve të tjerë, sidomos rusë e serbë. Për pasojë mundet që kriza politike në Prishtinë të shërbejë si nxitje për Brukselin për marrjen më shpejt të vendimit për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës”, thekson ai.
Bytyҫi thotë më tutje se ditët e fundit, Spanja është angazhuar për të lejuar integrimin dhe pranimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0