Kosova në “dorë” të Goran Rakiqit, Covid 19 dërrmon qeverinë Hoti: i infektuar edhe zv/kryeministri Driton Selmanaj

HomePolitike

Kosova në “dorë” të Goran Rakiqit, Covid 19 dërrmon qeverinë Hoti: i infektuar edhe zv/kryeministri Driton Selmanaj

Pas Abdullah Hotit, edhe krahu i djathtë i tij në qeveri ka rezultuar me Covid 19.

Bëhet fjalë për Driton Selmanajn, Zv.kryeministrin e propozuar nga LDK, çka e ka çuar situatën në një dramë politike.

Tani mund të thuhet pa asnjë drojë se qeveria e Kosovës është në duart e Goran Rakiqit, zvkryeministrit të Listës Serbe dhe ish-kryetar i Mitrovicës së veriut.

“Dje e kam bërë testin për covid-19 dhe sot më njoftuan që kam rezultuar pozitiv. Specialistët shëndetësor po më thonë që jam a-simptomatik”, ka njoftuar Selmanaj.

“Nga momenti i testimit jam izoluar dhe kështu jam i detyruar të qëndroj edhe për dy javët e ardhshme. Do përpiqem që të gjitha obligimet e punës t’i kryej nga shtëpia”, përfundon Selmanaj.

Deri tani, disa deputetë të Kuvendit të Kosovës janë infektuar me koronavirus, e ndërsa disa prej tyre janë shëruar.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0