Kosova në dialog pa platformë e pa konsensus

HomeAktualitet

Kosova në dialog pa platformë e pa konsensus

Kuvendi i Kosovës ka dështuar të miratojë një dokument të cilin Qeveria do ta kishte udhërrëfyes në dialogun me Serbinë, i cili rinis këtë javë.

Një platformë të shkruar nuk e ka prezantuar as kryeministri Avdullah Hoti, që do t’i prijë delegacionit kosovar, pa presidentin Hashim Thaçi që ka pezulluar rolin e tij pas publikimit të aktakuzës për krime lufte nga Prokurori i Dhomave të Specializuara me seli në Hagë, shkruan Gazeta Lajmi.

Zhvillimet rreth Speciales, që dështuan takimin në Washington, kanë bërë që PDK-ja, partia të cilën e ka udhëhequr Thaçi, të heqë dorë nga propozimi i një rezolute, të cilën e kishte premtuar në seancën kur ishte diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi.

Ndërkaq, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka kritikuar Qeverinë se nuk ka paraqitur asnjë platformë të shkruar për dialogun. Ajo i ka dhënë përgjigje edhe propozimit të Hotit drejtuar Kuvendit për themelimin e një komisioni “ad hoc” për dialogun./Gazetalajmi/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0