Kosova blen oksigjen nga Serbia

HomePolitike

Kosova blen oksigjen nga Serbia

Sot nëpërmjet terminalit doganor në Mitrovicë, kanë hyrë disa bombola të oksigjenit nga Serbia.

Kjo është konfirmuar për Gazetën Online “Reporteri.net” nga zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, i cili ka thënë se ka bombola oksigjeni nga Serbia e po ashtu edhe nga vendet e tjera, ndërkaq ka thënë se nuk e di se sa është sasia e tyre.

“Origjina është e Serbisë, kanë hyrë nuk kanë ndonjë ndalesë. Sasinë nuk e di, por ka edhe origjina të tjera të oksigjenit, mirëpo një sasi është e Serbisë. Oksigjeni ka nis të vijë që një javë, pra kemi pas dërgesa këtë javën e fundit”, ka thënë Stavileci për Reporteri.net.

Kujtojmë se qeveria Kurti ishte akuzuar jo pak për pranimin e testeve për coronavirus nga Serbia, ku të gjitha partitë një zëri deklaronin se me këtë rast ishte poshtëruar Kosova.

Ish-kryeministri Kurti ishte arsyetuar duke thënë se nëse Kosova nuk do të pranonte këto teste do të akuzohej për sjellje iracionale dhe politizim të një gjesti i cili sipas tij nuk ishte i tillë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0