Koronavirusi po bën kërdinë në këtë vend rajoni, vjen vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë!

HomeRajoni

Koronavirusi po bën kërdinë në këtë vend rajoni, vjen vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë!

Duke parë gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të rritjes së numrit të personave të infektuar nga Covid-19 dhe bilancin e viktimave, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një dalje për mediat ka njoftuar për vendimin më të fundit të qeverisë për shkak të epidemisë së Covid-19. Është vendosur që maskat dhe barrierat mbrojtëse prej tekstili të bëhen të detyrueshme në cdo ambient të mbyllur.

“Qeveria ka vendosur që të hedhë një tjetër hap për të parandaluar përhapjen e COVID, vendosjen e maskës e detyrueshme në të gjitha ambientet e mbyllura. Detyrimi do të jetë për çdo qytetar në të gjitha ambientet e mbyllura, administratë, transport publik, qendra tregtare, shkallë pallati, ashensor, etj. Nëse rast moszbatimi policia e shtetit, bashkiake, dhe inspektoratet do të penalizojnë shkelësit me gjobë. Për këtë akt kërkojmë mirëkuptimin e secilit prej jush”, tha ministrja e Shëndetësisë.

Në rast të mos respektimit të kësaj mase policia do të marrë masë administrative.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0