Koronavirusi infekton një tjetër kryeministër

HomeRajoni

Koronavirusi infekton një tjetër kryeministër

Pas kryeministrit britanik Boris Johnson dhe atij rus, Mikhail Mishustin, një tjetër drejtues qeverie infektohet me koronavirusin e ri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri armen Nikol Pashinyan bëri me dije se ka rezultuar pozitiv me Covid-19 së bashku me anëtarët e tjerë të familjes së tij.

“Unë nuk kam asnjë simptomë, por vendosa që të bëj testin pasi vizitova vijën e parë të frontit”, tha Pashinyan një një video të postuar në Facebook.

Armenia, një vend me 3 milionë banorë numëron 9,492 persona të prekur nga koronavirusi, 139 prej të cilëve kanë humbur jetën.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0