Konjufca për krahasimet Adem Grabovci- Rozeta Hajdari: Të paqëndrueshme dhe banale

HomePolitike

Konjufca për krahasimet Adem Grabovci- Rozeta Hajdari: Të paqëndrueshme dhe banale

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka komentuar deklaratën e nënkryetarit të PDK’së, Memli Krasniqi, që tha se Ministrja Rozeta Hajdari nuk dallon fare nga Adem Grabovci për nga punësimet familjare dhe punësimet partiake nëpër borde.

‘’Nëse na keni thënë neve po na fshehni, ne Grabovcin e kemi dëgjuar, atë e kemi larguar nga të gjithë funksionet. Këta tash po dalin haptas, në borde po e shohim çfarë po bën Rozeta Hajdari, 80 për qind të tyre janë familjarë”, ka deklaruar Krasniqi në Pressing, në T7.

Konjufca i është ëprgjigjur këtyre deklaratave.

“Ky është një krahasim i paqëndrushëm dhe banal”, tha ai.

“Nuk është sitautë aspak e njëjtë. Mund të kontrolloni njerëzit dhe të i thirrni në telefon. I pysni se keni qenë të thirrur për punësim në borde dhe tregojnë se nuk kanë pranuar për shkak të mandatit të vogël. Puna e tyre nuk dallon prej minsitrave. Janë të emëruar politik. Konkurset janë tjera. Thirrja e tyre bëhet në mënyrë profesionale. Thirret konkursi, mbushet me njerëz profesionistë dhe fiton më i miri”

“Me Adem Grabovcin ka qenë ndryshe. Është thirrur konkursi dhe më pas është emëruar dikush krejt tjetër. E keni edhe të incizuar kur një person at thotë se nuk pati konkuruar fare. Punësimi dallon prej emërimit. Emërimin kryeminsitri mund ta shpjegoj vetëm me një gjë. Unë kam punësuar një njeri vetëm për këtë gjë dhe për të kryer këtë punë. Këtu përfundon shpjegimi.“, ka thënë Konjufca në KTV.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0