Konjufca: Kosova s’ka pasur kapacitete të kthejë të gjithë qytetarët e mbetur jashtë vendit

HomePolitike

Konjufca: Kosova s’ka pasur kapacitete të kthejë të gjithë qytetarët e mbetur jashtë vendit

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka thënë se Kosova nuk ka pasur kapacitetet e mjaftueshme të kthejë të gjithë qytetarët që kanë mbetur jashtë vendit e që e kanë pasur të pamundur të kthehen për shkak të masave për luftimin e pandemisë COVID-19.

Në Interaktiv, ai ka thënë se kthimi i qytetarëve që kanë kërkuar të kthehen në Kosovë, është bërë në përputhje të dinamikës së punës së Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Ka bërë të ditur se deri tash janë kthyer 1482 persona nga 2841 sa kishin kërkuar kthim.

“Më e mira do të ishte riatdhesimi 100 për qind. U kërkoj falje qytetarëve që kanë mbetur në shtete të ndryshme të botës e që s’kemi mundur t’i kthejmë. Jemi detyruar që në përputhje me Institutin e Shëndetësisë Publike që jep rekomandime për MSH-në. Ky aksi i raporteve ISHP-MSH është kryesori në Republikën e Kosovës për shkak të rrethanave. Ne jemi detyruar të punojmë konform dinamikës së tyre sepse ajo është në përputhje me kapacitetet e Kosovës, të karantinës që është goxha e gjatë, 14 ditë. Ne kemi pas 2841 kërkesa nga e gjithë bota. Janë kthyer 1482. Pak më shumë se gjysma. Pse është kjo? Sepse ekipet tona profesionale e përgjegjëse i kanë shpallur pesë kritere të cilat janë kthime emergjente”, ka shpjeguar ai, teksa ka renditur pesë kriteret:

1. Nëse ke mungesë strehimi, por jo nëse ke shkuar te familja e po jeton te vëllai

2. Personat me probleme shëndetësore

3. Nëse jeni pa sigurim shëndetësor

4. Të miturit pa përkujdesje shëndetësore

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0