Konjufca: Familjaret e Thaçit kontrollojnë sigurimet, biznesin e ndërtimeve dhe gurthyesit fitojnë qindra miliona euro

HomeAktualitet

Konjufca: Familjaret e Thaçit kontrollojnë sigurimet, biznesin e ndërtimeve dhe gurthyesit fitojnë qindra miliona euro

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca thotë se duke ua përmendur “Syrin e Popullit”, Thaçi tenton revansh ndaj tyre.

Konjufca në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Thaçi me deklaratat e tij se ai dhe Albini lidhen me organizatën “Syri i Popullit” ka për qëllim eliminimin e tyre

“Thaçi është futur në fazën kur dëshiron eliminimin tonë politikë. Ai nuk ka asnjë fakt apo evidencë, po shpalos vetëm mendjen e tij kriminale”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Sipas Konjufcës Thaçit i ka mbetur të gjejë vetëm një prokurorë për të bërë eliminimin e tyre politikë.

“Me analizua politikën kriminale të siguracioneve të veturave. Kjo e para. E dyta. Dimensionin e ndërtimeve dhe e treta e gurthyesve. Në këto tri dimensione në Kosovë është bërë kriminalitet i madh. Këto tri dimensione i kontrollon Thaçi në Kosovë prej të cilave janë keqpërdorur qindra miliona. Ai na ka problem mua dhe Albinin pse ne ia kemi thënë këto gjëra”, deklaroi Konjufca.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0