Konflikti me Armeninë, Shteti Turqisë dërgon mercenarë sirianë për të ndihmuar Azerbajxhanin

HomeAktualitet

Konflikti me Armeninë, Shteti Turqisë dërgon mercenarë sirianë për të ndihmuar Azerbajxhanin


Turqia ka dërguar luftëtarë rebelë sirianë për të mbështetur Azerbajxhanin, teksa konflikti me Armeninë vijon të përshkallëzohet. Këtë e kanë deklaruar dy rebelë sirianë, ndërsa Ankaraja zotohet të rritë mbështetjen për aleatin e saj.

Midis 700 dhe 1.000 luftëtarë sirianë nga Ushtria Kombëtare Siriane (SNA) e mbështetur nga Turqia po përgatiteshin të shkonin në Azerbajxhan javën e kaluar.

Luftimet mbi territorin e Karabakut janë më të rëndat që nga viti 2016. Ambasadori i Armenisë në Moskë tha të hënën se Turqia kishte dërguar rreth 4,000 luftëtarë nga Siria veriore në Azerbajxhan, për luftime, një pohim i mohuar ky nga ndihmësi i Presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Zyrtarë armen gjithashtu thanë se ekspertët ushtarakë turq, po luftonin së bashku me Azerbajxhanin në Nago-Karabak, një rajon malor i shkëputur i Azerbajxhanit i drejtuar nga armenët etnikë, dhe se Turqia kishte siguruar dronë dhe aeroplanë lufte, transmeton abcnews.al

Azerbajxhani i mohoi akuzat ndërsa Turqia nuk bëri komente, megjithëse zyrtarë të lartë duke përfshirë Presidentin Tajip Erdogan, kanë premtuar mbështetje për Bakunë.

Të dy luftëtarët, nga grupet rebele të mbështetura nga Turqia në zonat e Sirisë veriore nën kontrollin turk, thanë se po vendoseshin në Azerbajxhan në koordinim me Ankaranë.

Por dy luftëtarët nuk pranuan të përmenden për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.

“Nuk doja të shkoja, por nuk kam para. Jeta është shumë e vështirë dhe e varfër, ”, tha për Reuters një luftëtar që kishte luftuar në Siri për Ahrar al-Sham, një grup që Turqia ka mbështetur.

Të dy burrat thanë se u ishte thënë nga komandantët e brigadave të tyre siriane se do të fitonin rreth 1,500 dollarë në muaj, një pagë e madhe kjo për Sirinë, ku ekonomia dhe monedha janë rrënuar, sipas burimeve siriane.

Të dy burrat, të cilët folën me Reuters javën e kaluar, thanë se ata prisnin të dërgoheshin në 25 Shtator, për të ruajtur objektet por jo për të luftuar, transmeton abcnews.al

Hikmat Hajiyev, një ndihmës i politikës së jashtme të Presidentit Azerbajxhanas Ilham Aliyev tha se ishte “marrëzi e plotë” të thuhej se luftëtarët sirianë po vinin për të ndihmuar vendin e tij:

“Forcat tona të armatosura kanë personel dhe forcat rezervë janë më se të mjaftueshme”.

Në vitet e fundit, Turqia ka projektuar fuqi në rritje jashtë vendit me inkursione në Sirinë dhe Irakun fqinj, si dhe mbështetje ushtarake për qeverinë e njohur ndërkombëtarisht në Libi.

Turqia ka deklaruar së fundmi se është e gatshme të sigurojë mbështetje për Azerbajxhanin, me të cilin ajo ka lidhje të forta historike dhe kulturore dhe drejton projekte të përbashkëta të energjisë, transmeton abcnews.al

Por presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kërkoi të drejtën për të ndërhyrë duke mbajtur anën e Azerbajxhanit në një fjalim të hënën në Stamboll. Franca, Rusia dhe SHBA-ja, nuk kanë “bërë asgjë” për ta zgjidhur konfliktin gjatë 30 viteve tha Erdogan.

“Është koha për t’i dhënë fund krizës. Rajoni do të shohë edhe një herë paqen pasi Armenia të tërhiqet nga tokat Azerbajxhanase që po pushton,” tha Erdogan.

Shërbimi i jashtëm i BE tha të hënën se nuk kishte fakte që vërtetonin praninë e mercenarëve sirianë në Azerbajxhan. Krerët e BE do të diskutojnë marrëdhëniet e Turqisë në një samit të veçantë të Enjten dhe të Premten, mes thirrjeve nga Qipro për të vendosur sanksione.

Erdogan i akuzoi ata për një “mentalitet kolonialist” dhe “ekspansionizëm imperialist” në Mesdheun lindor gjatë fjalimit të tij në Stamboll.

Por ai gjithashtu foli edhe për “përpjekjet diplomatike” me kancelaren gjermane Angela Merkel, e cila i dha shpresë “formulës që mbron të drejtat e të gjithëve” në ndarjen e burimeve të gazit, transmeton abcnews.al

“Le ta kthejmë të gjithë Mesdheun në një pellg paqeje,” tha Erdogan.

Ai foli të njëjtën ditë me kryeministrin britanik Boris Johnson, zyra e të cilit “mirëpriti lajmin se Turqia dhe Greqia kanë rënë dakord për bisedime”.

Zëdhënësi i Erdoganit, Ibrahim Kalin, deklaroi se:

“Unë besoj se samiti i BE ka një shans për të përmirësuar marrëdhëniet Turqi-BE. Është një mundësi e rëndësishme dhe këtë gatishmëri e kam parë nga ana e shumë vendeve anëtare të BE-së,” tha Kalin për Reuters të hënën.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0