Kompania Moderna: Ja sa do jetë çmimi i vaksinës tonë anti-Covid

HomeAktualitet

Kompania Moderna: Ja sa do jetë çmimi i vaksinës tonë anti-Covid

Administratori i deleguar i kompanisë Moderna, Stephane Bancel, në një intervistë ka deklaruar se kostoja e një vaksine anti-Covid do të kushtojë nga 21 deri në 31 euro. Kjo shifër do të varet nga sasia që do blihet.

“Ky është një çmim i ulët krahasuar me shumën që njerëzit duhet të harxhojnë në rast se infektohen nga koronavirus. Sidomos për ata që sëmuren rëndë. Ne nuk jemi të interesuar të rritim çmimin”, tha Bancel.

Në lidhje me kontratën që kompania Moderna do të ketë me shtetet europiane, ai shtoi: “Nuk kemi firmosur ende, por jemi pranë marrëveshjes me Komisionin Europian. Deri tani bisedimet kanë shkuar mirë, është çështje ditësh”.

Parashikohet që Moderna të sjellë filimisht 20 milionë doza në Europë, ndërkohë që liderët e G20 konfirmojnë mbështetjen financiare për vendet e varfra. Pritet që Moderna të nis vaksinimin e popullsisë amerikane që prej datës 11 dhjetor.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0