Komandanti i FSK-së: Kemi blerë autoblinda nga SHBA-ja, do të vijnë edhe të tjera

HomeAktualitet

Komandanti i FSK-së: Kemi blerë autoblinda nga SHBA-ja, do të vijnë edhe të tjera

Ushtria e Kosovës vazhdimisht ka treguar se është e aftë dhe ka kapacitete të mjaftueshme humane për të dëshmuar se është një ushtri si çdo tjetër në botë.

Mirëpo, tani ka filluar të përmirësoj edhe kapacitet e saja logjistike, duke u pajisur me artileri të rëndë, për nevojat e saj.

Në Kosovë kanë ardhur disa makina të Humvee (HMMWV/USA) për Forcat tona Special Ushtarako – Policore.

Këtë ka konfirmuar për IndeksOnline, i pari i FSK-së, Gjenerallejtënant Rrahman Rama.

“Ne i kemi blerë, ato autoblinda. Vitin e kaluar e kemi nënshkruar kontratën ndërsa dje kanë ardhur pjesa e parë e në vazhdim do të vijnë edhe të tjerat”, tha shkurt Rama.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0