Kokalari: Joe Biden kërkoi falje në Serbi për bom bardimet

HomeAktualitet

Kokalari: Joe Biden kërkoi falje në Serbi për bom bardimet

Në një lidhje telefonike nga SHBA, me Çim Peka Live, Evi Kokalari një aktiviste e njohur republikane por edhe e afërt me familjen Trump, ka komentuar situatën poltike.
‘Në diskutimin për Joe Biden, Peter thoshte që nuk ka bërë gjë, ndërkohë që Joe Biden ka qenë në Serbi dhe ka kërkuar falje për bom bardimet e NATO-s në këtë vend.

Joe Biden ka bërë mirë për Kosovën në vitet ’90, por ai është një njeri që e kthen politikën në interes të tij.
Dhe për këtë mund tju kujtoj që është një klip që ka qarkullaur në internet kur Biden kërkon falje në Serbi për bom bardimet e NATO-s.

Po ti kthehesh pak komunitetit shqiptar, kupton që përkrahja e tyre nuk ka të bëjë thjesht me Kosovën, por me interesat e tyre.
Unë si një person i afërt me familjen Trump, ju kujtoj se Erik Trump ka folur me superlativa për shqiptarët.
‘Shqiptarët janë shumë të fortë, dhe njerëzit e fortë nga natyra janë ata që po e mbështesin tim atë.’-ka thënë Trump.

Kjo është një gjë kaq pozitive për shqiptarët.
Çfarë ka bërë Biden, kur ke gjithë familjen e Trump që flet shumë mirë për Shqipërinë
Donald Trump është shumë xhenuin me shqiptarët.

Nëse Donald Trump do të jetë për një mandat tjetër do jetë shumë mirë për Shqipërinë dhe Kosovën.’

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0