Koalicion me LSI për mandatin e tretë? Ja çfarë thotë ministri Pandeli Majko

HomeAktualitet

Koalicion me LSI për mandatin e tretë? Ja çfarë thotë ministri Pandeli Majko

Gazetari i njohur shqiptar bën ironinë e fortë për “Mini-Shengenin”: Po të ishte gjallë Majko do e kafshonte në vesh Ramën

Lidhur me zgjedhjet e 2021, ka folur ministri për Diasporën, Pandeli Majko. Gjatë një interviste televizive, Majko është pyetur nëse PS mund të krijojë një koalicion me LSI për të marrë një mandat të tretë.

Ministri është përgjigjur duke thënë se nëse pas zgjedhjeve do të ishte i nevojshëm krijimi i një koalicioni për të formuar qeverinë mund të diskutohet edhe për LSI.

“Ne nuk hyjmë në zgjedhje për 70 mandate por për më shumë. Sigurisht që çdo opsioni do të jetë i hapur për koalicion. Me LSI do të jetë pjesë e bisedimeve pas zgjedhore nëse do të kishim nevojë për koalicion. Aktualisht jemi në kushtet kur nuk ka qenë asnjë parti, ku kemi një pushtet lokal tërësisht në dorën tonë, jo për fajin tonë, por që na garanton një dysheme goxha të stabilizuar dhe më shumë vota”, – tha Majko.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0