Klopp, i gatshëm për stadiumet neutrale: S’më intereson vendi, Liverpooli do të luajë kudo

HomeSport

Klopp, i gatshëm për stadiumet neutrale: S’më intereson vendi, Liverpooli do të luajë kudo

Liverpoolit i duhen vetëm edhe gjashtë pikë për t’u shpallur kampion, por fatkeqësisht për “The Reds”, ekziston mundësia që ndeshja vendimtare për titull përballë Evertonit, të luhet në “Etihad”.Kështu të paktën shkruan “The Mirror”, burimet e të cilëve raportojnë se policia frikësohet për shkak të ndonjë eskalimi të mundshëm të situatës, nëse tifozët dalin në sheshet e qytetit dhe festojnë triumfin, përcjell GazetaLajmi.

Prandaj, një nga çështjet kryesore duket të jetë nëse ndeshjet e mëdha do të zhvillohen në stadiume neutrale apo jo. Por, ka qenë trajneri gjerman i skuadrës së kuqe nga “Merseyside”, Jurgen Klopp, që ka deklaruar se atij nuk i bëhet vonë se ku do të luajnë, por si do të luajnë.

“Është e këndshme të mendosh për titull, por ne nuk jemi kampionë ende dhe ne e dimë këtë. Ne e dimë se jemi afër, por nuk kemi arritur atje ende. I kemi edhe 27 pikë për të cilat do të garojmë dhe do të tentojmë t’i fitojmë të gjitha.Ne nuk jemi ende kampionë. Duhet t’i luajmë ndeshjet e mbetura dhe duhet t’i fitojmë ato. Ne s’do ta kemi ndihmës nga tifozët, por s’do ta kenë as ekipet e tjera. Nëse alternativa është të mos luajmë fare, unë do të luaj kudo. S’më intereson”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0