Kinezët thonë se kanë gati vaksinën: 150 dollarë dy doza

HomeBota

Kinezët thonë se kanë gati vaksinën: 150 dollarë dy doza

Vaksina do të jetë gati për fushatë vaksinimi në dhjetor dhe do të kushtojë 150 dollarë dy doza. Lajmi vjen nga Kina ku bëhet me dije se vaksina është krijuar në laboratorët e firmës CanSino. Zyrtarët e ministrisë së Shëndetësisë në Pekin njoftojnë që e kane licensuar dhe tashmë duhet të nisin me prodhimin në masë.

Thuhet se kjo vaksinë do hyjë shpejt në fazën e tretë të testimit të njerëzit për të parë edhe kohëzgjatjen e reagimit mbrojtës që nxit tek sistemi imunitar. Provat e fazës së tretë të kësaj vaksine do bëhen edhe në vendet si Brazil, Meksikë, Rusi, Kili dhe Arabi Saudite.

Ekspertët e CanSino thonë se për të krijuar vaksinën kanë përdorur gjene të dobësuara të viruseve që sulmojnë organizimin gjatë ftohjes së zakonshme. Injektimi me gjilbërë synon që të krijojë antitrupat e mjaftueshme për të neutralizuar proteinat mbështjellëse të coronavirusit që shkakton sëmundjen Covid-19.

Edhe Rusia pretendon se ka prodhuar dhe licensuar vaksinën e parë në botë kundër virusit. Megjithatë ekspertët thonë se kjo vaksinë nuk ka kaluar fazat e testimit dhe është nxituar në krijimin e saj: nëse fillon të injektohet tek popullli në masë mund të ketë pasoja.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0