Kina vjedh të dhënat amerikane për vaksinën anti-COVID 19?

HomeKuriozitete

Kina vjedh të dhënat amerikane për vaksinën anti-COVID 19?

Kina ka mohuar akuzat e palës amerikane se janë duke u përpjekur të vjedhin informacione rreth studimeve të vaksinave që po kryhen kundër koronavirusi

Britania e Madhe do t’i rihap shkollat më 1 qeshor
Asnjë rast i prekur me ethe hemorragjike në Malishevë
Teoria e Hetem Ramadanit, thellohet në konspiracione kur flet për koronavirusin

Kina ka mohuar akuzat e palës amerikane se janë duke u përpjekur të vjedhin informacione rreth studimeve të vaksinave që po kryhen kundër koronavirusit në SHBA.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Cao Licien në një konferencë për shtyp sot në Pekin, tha se akuzat ‘pa prova janë shpifje dhe imorale’.

“Ne i ftojmë politikanët e SHBA-së të heqin dorë nga lojërat e tyre dhe të shikojnë situatën e tyre atje. Pavarësisht sa herë përsëritet, gënjeshtra është një gënjeshtër”, tha ai, duke ftuar SHBA të “korrigjojë gabimet e saj”.

Ndërkohë që tensionet midis dy vendeve po vazhdojnë, Departamenti i Sigurisë së Brendshme i SHBA vendosi të kufizojë vizat për gazetarët kinezë në 90 ditë, për të cilën gjë zyrtari kinez tha se paraqet ‘diskriminim dhe mospëlqim të Uashingtonit zyrtar ndaj gazetarët kinezë’.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0