Kina thyen rekord për numrin e testimeve brenda 24 orëve

HomeAktualitet

Kina thyen rekord për numrin e testimeve brenda 24 orëve

Të hënën u raportua se qyteti lindor kinez, Qingdao, do t’i testojë për koronavirus nëntë milionë banorë brenda tri ditëve. Si duket, autoritetet e kanë marrë shumë seriozisht këtë qëllim.

Njoftimi për testimin e nëntë milionë banorëve u dha më pak se 24 orë pasi 12 persona dolën pozitivë në testin për Covid-19. Gjashtë prej tyre kanë simptoma, ndërsa gjashtë të tjerë jo, shkruan BBC, transmeton Gazeta Lajmi.

Qendrat e testimit u vendosën shpejt në mbarë qytetin të hënën. Stafi mjekësor ishte duke testuar njerëz nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 11 të mbrëmjes sipas kohës lokale.

Të martën, gazeta “Global Times” raportoi se 3.07 milionë persona tashmë janë testuar. Kjo shifër paraqet një të tretën e tërë popullsisë së qytetit të madh. Tre milionë njerëz të tjerë pritet të testohen sot.
Sipas kësaj gazete, qëllimi është që të testohen rreth gjashtë milionë njerëz deri të martën dhe rreth nëntë milionë deri në fund të javës.

Deri më tani janë kontrolluar mostrat e 1.1 milion testeve dhe të gjitha kanë dalë negative, transmeton Gazeta Express.

Të hënën si grup me prioritet për t’u testuar ishte stafi i spitaleve, ndërsta të martën po testohen nxënësit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0