Kina paralajmëron botën: Keni kujdes, pneumoni vdekjeprurëse nga Kazakistani!

HomeAktualitet

Kina paralajmëron botën: Keni kujdes, pneumoni vdekjeprurëse nga Kazakistani!

Një “pneumoni e panjohur”, potencialisht më vde.kje prurëse sesa koronavirusi, ka vr.arë mbi 1.700 njerëz deri më tani këtë vit në Kazakistan dhe numri i rasteve është duke u rritur ndjeshëm që nga mesi i qershorit në të gjithë vendin.

Ky është njoftimi i ambasadës kineze në Kazakistan në një komunikim të lëshuar dje për qytetarët e saj. “Departamenti i Shëndetit në Kazakistan dhe agjencitë e tjera po kryejnë hulumtime krahasuese dhe nuk kanë përcaktuar natyrën e virusit të pneumonisë”, lexohet në komunikim, sipas raporteve të CNN.

Në disa zona të vendit, shënimet vazhdojnë, autoritetet raportojnë qindra raste të reja në ditë.

Përhapjet kryesore deri më tani janë përqendruar në rajonet Atyrau, Aktobe dhe Shymkent, të cilat së bashku regjistrojnë afro 500 raste të reja dhe mbi 30 pacientë me sëmundje kritike.

Gjithashtu sipas ambasadës, sëmundja ka shkaktuar 1.772 vde.kje që nga fillimi i vitit – përfshirë qytetarët kinezë – prej të cilëve 628 vetëm muajin e kaluar.

“Sëmundja është shumë më vdekje.prurëse sesa Covid-19”, thuhet në deklaratë. Sipas agjencisë së lajmeve Kazakistan, Kazinform, numri i rasteve në kryeqytetin Nursultan më shumë se dyfishuar në qershor në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Ndërkohë Kazakistani vazhdon të luftojë kundër koronavirusit. Sipas Universitetit Johns Hopkins, deri më tani në vend ka 54,747 raste, përfshirë 264 vde.kje, transmeton Gazeta Lajmi.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0