Kina heq përgjegjësinë, tregon lidhjen që ka Franca me laboratorin famëkeq në Wuhan

HomeAktualitet

Kina heq përgjegjësinë, tregon lidhjen që ka Franca me laboratorin famëkeq në Wuhan

Kina tha sot se bio-laboratori i saj në Vuhan, tashmë në qendër të kritikave për origjinën e pandemisë së koronavirusit, është një operacion franko-ki

Bekim Haxhiu: Qeveria në ikje ka vjedhur miliona euro në tendera për produkte mjeksore
Kosova drejt fundit te pandemise apo ka hapa mbrapa?
Krasniqi: Paradoksale ata që kanë dashte me dhanë jetën për Kosovë tash pe vjedhin

Kina tha sot se bio-laboratori i saj në Vuhan, tashmë në qendër të kritikave për origjinën e pandemisë së koronavirusit, është një operacion franko-kinez me staf të trajnuar në Francë, ndërsa u shpreh e hapur për një hetim të mundshëm të OBSH për origjinën e Covid-19.

Duke akuzuar sekretarin amerikan të shtetit Mike Pompeo për fabrikim gënjeshtrash mbi laboratorin e Vuhan, ministria e jashtme kineze u përpoq të refuzonte kritikat për evidentimin e rolit të Francës në çështje.

Zëdhënësja Hua Chunying tha: “Ndoshta ai (Pompeo) ende nuk e di se laboratori i kategorisë P4 në Vuhan është një projekt qeveritar bashkëpunimi franko-kinez dhe ndjek standardet ndërkombëtare në dizajnin dhe menaxhimin e tij. Grupi i parë i punonjësve janë trajnuar në laboratoret e Francës”.

Ditët e fundit Donald Trump dhe sekretari i tij i shtetit Pompeo kanë pretenduar se virusi e ka origjinën në Laboratorin e Virologjisë në Vuhan, ku dhe epidemia vras,ëse u pikas për herë të parë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0