Kevina Kthella mahnitëse në bikini, kaq provokuese është shfaqur nga pushimet verore

HomeShowbiz

Kevina Kthella mahnitëse në bikini, kaq provokuese është shfaqur nga pushimet verore

Modelja, Kevina Kthella shquhet si një nga vajzat më joshëse shqiptare.

Ajo jo rrallëherë komentohet në rrjetet sociale për ndryshimet e shumta që bënë në dukjen e saj, por nuk ia lë keq edhe me provokimet.

Kësaj here, 25-vjeçarja të cilën e shohim shpesh në Milano të Italisë dhe në Los Anxhelos të SHBA-ve, ka ardhur me një pozë joshëse nga pushimet.

Meqë pandemia CoViD-19 e ka ndryshuar kursin e shumë artistëve kudo në botë, edhe tek shqiptarët duket ta ketë bërë të veten.

Kthella kësaj here duket se po kënaqet në bregdetin shqiptar. E veshur me bikini ngjyrë kafe të cilat janë të ndara në rripa, Kthella ka marrë vëmendjen e më shumë se gjysmë milioni dashamirëve, sa e ndjekin në “Instagram”.

Modelja duket t’i ketë shumë për qejfi gjarpërinjtë, sepse aksesorin që e mbanë në qafë ka një pjesë ku shihet një gjarpër, gjersa në krahun e majtë e ka një tatuazh ku shihet një i tillë i cili e kafshon dorën e një njeriu.

Flokët e shkurta të cilat i ka hedhur nga mbrapa, bëjnë që çdo detaj i konstruktit të fytyrës së saj të vihet në pah. Ajo gëzon një bukuri të hatashme edhe pa u grimuar, dhe mund të futet në listën e vajzave shqiptare që guxojnë të pozojnë pa grim.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0