Këto janë votat minore të katër deputeteve, që u futën sot në Kuvend

HomeAktualitet

Këto janë votat minore të katër deputeteve, që u futën sot në Kuvend

Në Kuvendin e Kosovës sot janë betuar katër deputetë të rinj që kanë zëvendësuar deputetët të cilët tash kanë marrë detyra të reja në Qeverinë Hoti.

Deputetët e rinj janë tre nga LDK’ja, Visar Hoti, Faton Ismet Beqiri dhe Faton Bislimi, ndërsa edhe një nga Nisma, Arbëreshë Krasniqi. Këta deputetë, kanidatë për këtë pozitë në zgjedhjet e 6 tetorit nuk kishin arritur të merrnin vota të mjaftueshme sa për të siguruar një ulëse në Kuvend.

GazetaLajmi sjellë rezultatet e marra nga KQZ’ja për secilin nga këta deputetë:

1. Visar Hoti,7299

2. Ismet Beqiri 7026

3. Faton Bislimi 7018

4. Arbershë Krasniqi 3675

Kujtojmë, që deputetët e rinj nga LDK janë Visar Hoti, Ismet Beqiri dhe Faton Bislimi, kanë zëvendësuar Driton Selmanaj i cili është bërë zëvendëskryeministër, ndërsa Arban Abrashi e Armend Zemajn ministra në Qerverinë Hoti.

Ndërsa, Arbëreshë Krasniqi nga Nisma Socialdemokrate, ka zëvendësuar deputeten e deritashme, Albulenë Balaj – Halimaj, e cila është emëruar zëvendëskryeministre.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0