Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, por ku radhitet Kosova?

HomeAktualitet

Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, por ku radhitet Kosova?





Vendet skandinave janë shtetet më të lumtura pasi kryesojnë listën e Raportit Botëror të Lumturisë për vitin 2020.Finlanda, Islanda dhe Danimarka janë tre vendet më të lumtura në të gjithë botën tregon studimi i bazuar mbi një sondazh të “Gallup” si dhe indikatorët e zhvillimit.

Pavarësisht vitit të pandemisë, në shumicën e vendeve pikëzimi për lumturinë nuk ka ndryshuar.

Zvicra ka përmirësuar dy vende në krahasim me 2019, duke u pozicionuar në vend të katër, ndërsa Gjermania ka ngjitur 10 vende duke qenë e shtata
Zelanda e Re është i vetmi vend jo evropian që bën pjesë në listën e 10 vendeve më të lumtura, ndërsa Kanadaja ka rënë në vendin e 15.

Shqipëria gjendet e renditur në venin e 63, kurse Kosova është në vend të 33, duke qenë vendi më i lumtur në rajon.

Sa u takon vendeve të tjera, Serbia renditet në vend të 48, Maqedonia e Veriut 94 dhe Mali i Zi në vend të 72.

SHBA kanë lëvizur nga vendi 19 në 14, ndërsa për Mbretërinë e Bashkuar ka pasur përkeqësim të renditjes. Tajvani (19) është vendi më i lumtur në Azi, kurse Nigeria (59) në Afrikë.





COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0