“Këtë muaj do të ketë një fluturim Itali-Kosovë”

HomeKuriozitete

“Këtë muaj do të ketë një fluturim Itali-Kosovë”

Ambasada e Kosovës në Romë të Italisë ka bërë të ditur se janë në pritje të autorizimit për organizmin e fluturimit Itali-Kosovë i cili do të realizoh

Zbulohet edhe një planet “i ngjashëm me Tokën”
A do ta çojë Kosovën në zgjedhje të parakohshme? Ja si përgjigjet në Open Hashim Thaçi
Asnjë rast i prekur me ethe hemorragjike në Malishevë

Ambasada e Kosovës në Romë të Italisë ka bërë të ditur se janë në pritje të autorizimit për organizmin e fluturimit Itali-Kosovë i cili do të realizohet brenda muajit maj.

Këtë e Ambasada e bëri të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, në të cilin thuhet se detajet rreth datës, orës dhe qyteti të nisjes do të bëhen të ditura shumë shpejtë.

“Të nderuar bashkatdhetarë, lidhur me procesin e riatdhesimit të shtetasve tonë me banim/qëndrim në Itali drejt Kosovës, ju informojmë se Ambasada e RKS në Romë dhe Konsullata e Përgjithshme në Milano kanë kryer sipas procedurave përkatëse ligjore të gjithë procesin e mbledhjes dhe dërgimit të listave/kërkesave pranë institucioneve/autoriteteve përkatëse në Prishtinë, të cilët kanë kompetencë ekskluzive për adresimin e tyre, sipas rasteve emergjente dhe disponibiliteteve logjistike të strukturave të destinuara për karantinimin e detyrueshëm që parashikohet me ligj”.

“Aktualisht, ju informojmë se jemi në pritje të autorizimit për organizimin e fluturimit Itali-Kosovë, i cili do të realizohet brenda muajit maj 2020, detajet si data, aeroporti/qyteti i nisjes dhe orari do të publikohen së shpejti në webfaqen tonë dhe në platformat tona të rrjeteve sociale”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0