Kështu mund të duket gjenerata e tretë e BMW X1

HomeEkonomi

Kështu mund të duket gjenerata e tretë e BMW X1

Gjenerata e dytë e SUV-it të vogël të BMW-së, modeli X1 është prezantuar në vitin 2016 ndërsa tani ka ardhur koha që të prezantohet gjenerata e tretë e tij.

Modeli i tashëm ka 6 vjet me disenj të njëjtë, krahasuar me modelet e reja të SUV-ve të BMW-së, ky model duket i lënë anash nga kompania gjermane.

E edhe pse zyrtarisht BMW-ja nuk ka zbuluar nëse do të prezantojë X1 me disenj të ri, shumë artistë tashmë kanë nisur skicimin e tij, për të zbuluar se si mund të duket ai.

Ashtu siç shihet në foto, gjenerata e tretë e BMW X1 do t’i ngjajë disenjeve të modeleve të reja, si X5, X7 e po ashtu edhe serisë 5.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0